Lajmet e fundit
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka vizituar Kuvendin e Komunës së Prizrenit dhe atë të Mamushës
, 04.11.2008
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilit i printe Bojan Stojanoviq, kryetar i Komisionit, ka vizituar sot Kuvendin Komunal të Prizrenit dhe të Mamushës.
Në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Prizrenit është mbajtur mbledhja me kryetarin e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, z. Ramadan Muja. Duke informuar anëtarët e Komisionit të lartpërmendur për pozitën e pjesëtarëve të komuniteve të cilët jetojnë dhe punojnë në komunën e lartpërmendur, si dhe për përmbushjen e standardeve të cilat kanë të bëjnë me kthimin dhe integrimin e të gjitha komuniteteve në jetën ekonomike, sociale dhe politike në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, kryetari Mujaj, përveç të tjerash ka theksuar se Komuna e Prizrenit, siç thuhet shpeshherë, është një “Kosovë në miniaturë” meqë në këtë komunë bashkërisht jetojnë dhe punojnë pjesëtarët e Komunitetit shqiptar, turk, boshnjak, romë, ashkali, egjiptas, dhe ndonëse në numër të vogël edhe pjesëtarët e komunitetit serb. Të gjithë pjesëtarët e komuniteteve të lartpërmednura e kanë lirinë e të folurit, të lëvizjes, si dhe lirinë e shprehjes së mendimeve. Përveç kësaj çdo pjesëtari të komunitetit i është garantuar e drejta që në gjuhën e tij amtare të plotësoj kërkesat dhe të kërkoj dokumentet nga Komuna dhe t’i marrë në gjuhën e tij amtare. Z. Mujaj në vazhdim ka theksuar se në administratën komunale prej gjithsej 295 punëtorëve të punësuar dy prej tyre i takojnë komunitetit serb, 24 atij turk dhe 36 bashkësive të tjera. Në arsim prej gjithsej 2.350 punëtorëve të inkuadruar 114 prej tyre janë të nacionalitetit turk, ndërsa 315 janë të komuniteteve tjera. Edhe në shëndetësi prej gjithsej 471 të të punësuarve, një punëtor është i përkatësisë serbe, 37 turq dhe 61 janë pjesëtarë të komuniteteve tjera. Në Komunën e Prizrenit vepron edhe Zyra e komuniteteve, e cila në fushëveprimtarinë e saj e ka mbrojtjen e interesave nacionale të komuniteteve, të cilat jetojnë dhe punojnë në Komunën e Prizrenit, si dhe Zyra për kthim.
Në fund të fjalës së tij kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Mujaj, ka theksuar se tani për tani në Fshatin Zhivinjë janë kthyer 4 persona të komunitetit serb dhe në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare, si dhe me Ministrinë për Kthim do të duhej së shpejti të fillojë renovimi i 10 shtëpive të komunitetit serb në lagjën e Nënkalasë. Komuna në bashkëpunim me UNDP-inë ka ndarë disa bursa studentëve - pjesëtarë të komunitetit RAE, si dhe në shumë raste të gjitha shoqërive kulturo-artistike dhe klubeve sportive ju ka ndarë mjete financiare, qoftë për aktivitetet e tyre të rregullta, qoftë për të marrë pjesë në turne dhe gara të ndryshme jashtë Kosovës.
Në vazhdim, duke marrë fjalën Kryetari i Komisionit z. Stojanoviq, ka theksuar se është mjaft i kënaqur që marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe ndërnacionale në Komunën e Prizrenit janë mjaft të mira. Kjo komunë shërben si shembull edhe për komunat tjera se si do të duhej që bashkërisht në paqe dhe në harmoni duhet që të jetojnë dhe të punojnë bashkërisht pjesëtarët e komuniteteve të ndryshme. Në fund z. Stojanoviq ka theksuar se strukturat udhëheqëse komunale do të duhej që të punojnë edhe më shumë për kthimin e serbëve të shpërngulur, njëherit me këtë edhe në renovimin e shtëpive të tyre të dëmtuara. Nënkryetarja e parë e këtij Komisioni, znj. Sanije Alijaj, ka theksuar se është mjaft e kënaqur pasi që në Komunën e Prizrenit çdo qytetar i saj e ndien veten të lirë, të qetë dhe të sigurt dhe se do të duhej që me këtë praktikë të mirë të vazhdohet edhe në të ardhmen. Nënkryetarja e dytë e këtij Komisioni znj. Mufera Shinik ka theksuar se sa i përket komunitetit turk, të cilit edhe ajo i takon në përgjithësi është shumë e kënaqur, por do të duhej t’i përkushtohet vëmendje pak më e madhe barazisë së përdorimit të gjuhës dhe të shkrimit të të gjitha komuniteteve. Anëtari i këtij Komisioni Numan Baliqi, përveç të tjerash ka theksuar që komuniteti boshnjak do të duhej të jetë numerikisht më shumë i përfaqësuar në strukturën e përgjithshme të të punësuarve në administratën e Komunës së përmendur, si dhe vëmendje e posaçme duhet kushtuar arsimimit në gjuhën boshnjake, dhe kjo pikërisht në meset rurale ku jetojnë pjesëtarët e komuniteti boshnjak.
Pas kësaj vizite në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, anëtarët e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, kanë vizituar edhe Kuvendin e Komunës së Mamushës, ku me kryetarin e Komunës, z. Arif Bytyqin, kanë mbajtur një mbledhje. Kryetari i Komunës së Mamushës, Bytyqi, në fillim të fjalës së tij ka theksuar se Pilotkomuna e Mamushës ka filluar punën në fund të vitit 2005 dhe pas miratimit të Statusit të Komunës, i cili pritet që të bëhet deri në fund të këtij viti, Komuna e Mamushës do të jetë komunë e pavarur me të gjitha të drejtat dhe obligimet si dhe komunat e tjera të Kosovës. Në vazhdim kryetari ka theksuar se Komuna e Mamushës ka afro 6.000 banorë dhe shumicën prej tyre e përbëjnë pjesëtarët e Komunitetit turk, ndërkaq në këtë komunë jetojnë dhe punojnë edhe pjesëtarët e komunitetit shqiptarë dhe rom. Në Komunën e Mamushës 80% të banorëve ekskluzivisht merren me bujqësi, kurse pjesa tjetër, apo shumica prej tyre me tregti . Komuna e Mamushës ka gjithsej 15 këshëlltar dhe 4 drejtorate. Tani për tani në administratën e komunës punojnë gjithsej 22 punëtorë. Në vitin 2008 buxheti i komunës ka qenë në shumë prej 411.000 eyro ndërsa në vitin 2009 pritet që të arrijë shumën prej 723.000 euro Për ndryshe gjatë tri viteve në këtë komunë në emër të rregullimit të infrastrukturës janë shpenzuar 4.500.000 euro dhe me sukses janë realizuar gjithsej 52 projekte. Kryetari Bytyqi ka theksuar se marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe ndërnacionale në komunën e Mamushës janë mjaftë të mira dhe nuk ka kurrfarë problemesh në asnjë fushë të punës dhe të jetës.
Në vazhdim, si kryetari i Komisionit, z. Stojanoviqi, po ashtu edhe anëtarët tjerë të Komisionit kanë theksuar se Komuna e Mamushës është një shembull mjaft i mirë i sendërtimit të projekteve dhe se do të shërbejë si shembull i mirë edhe për komunat tjera të porsaformuara, ose të atyre që duhet të formohen sipas Planit të Ahtisarit në një të ardhme të afërt.