Lajmet e fundit
Nga vazhdimi i seancës plenare
, 07.11.2008
Në vazhdim të seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës (të filluar ditën e enjte, më 6 nëntor), deputetët sot kanë shqyrtuar për herë të dytë katër projektligje.
Një pjesë të kësaj seance e ka drejtuar anëtari i Kryesisë, Sabri Hamiti, pasi që kryeparlamentari Krasniqi në fillim të punës së mbledhjes i ka ftuar shefat e grupeve parlamentare për një konsultë lidhur me procedimin e katër ligjeve të reja nga Pakoja e Ahtisarit.
Projektligjet e shqyrtuara dhe të miratuara sot janë: Projektligji për kualifikimet kombëtare, nr. 03/L-060, ai Për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/7 për lëndën arkivore dhe arkivat, nr. 03/L-077, si dhe Projektligji për produktet për mbrojtjen e bimëve, nr.03/L-042.
Me rekomandimin e Komisionit funksional, Qeverisë i është kthyer për ripunim Projektligji për sigurinë private.
Me propozim të deputetet Besa Gaxheri, ndërkaq, është shtyrë për seancën e ardhshme shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 02/L-74 për revizionin e brendshëm, me arsyetimin se në mbledhje duhet të jetë i pranishëm ministri i Ekonomisë dhe Financave.
Deputetët e kanë votuar Rekomandimin e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri...për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionin të Konkurrencës. Anëtarë të këtij komisioni janë zgjedhur : Ahmet Krasniqi (jurist) dhe Halit Shabani, Deniz Jonuzi, Osman Ejupi dhe Gani Asllani (ekonomistë).
Megjithëse deputetët ishin njoftuar qysh dje se Kabineti qeveritar edhe sot do t’u përgjigjet pyetjeve parlamentare, kjo pikë e rendit të ditës nuk është shtruar sot në Kuvend për shkak të mospranisë së krerëve qeveritarë.