Lajmet e fundit

Nga punimet e seancës së jashtëzakonshme

, 07.11.2008




Në orët e pasdites së sotme, Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën e kryesuar nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka shqyrtuar për herë të parë (sipas procedurës së veçantë) katër projektligje nga i Grupi i shtatë i projektligjeve nga Propozimi i Martti Ahtisaarit.

Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nr. 03-L-045 dhe Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, nr.03-L046, i ka prezantuar ministri i Shërbimeve Publike, Arsim Bajrami. Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për planifikim hapësinor, nr. 2003/14, e ka prezantuar ministri i Bujqësisë, Idriz Vehapi, kurse Projekt-Kodin doganor dhe të akcizave të Kosovës e ka prezantuar ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala.

Të katër projektligjet janë mbështetur nga shefat e grupeve parlamentare dhe janë votuar nga deputetët.

Grupi ad-hoc për shqyrtimin e projektligjeve nga Pakoja e Ahtisarit është autorizuar që deri ditën e hënë, në orën 12:00, kur mbahet shqyrtimi i dytë e këtyre projektligjeve, të përgatisë rekomandimet për amendamentimin e tyre.
Nga punimet e seancës së jashtëzakonshme