Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti kryetarin e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Bullgarisë, z.Solomon Passy
, 07.11.2008
Thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, ishte temë themelore e takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi dhe anëtarit të Kryesisë e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme, Sabri Hamiti, me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Bullgarisë, z.Solomon Passy, i cili shoqërohej nga kryesuesi i Zyrë së Bullgarisë në Prishtinë, z.Ivo Ivanov, si dhe ekspertja e lartë e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë , znj. Marya Sapundzhieva.
Në këtë takim, z. Solomon Passy shprehu gatishmërinë e institucioneve të Bullgarisë për të zgjeruar e thelluar edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet Bullgarisë e Kosovës, sidomos në lëmin ndërparlamentar dhe atë ekonomik. Gjithnjë në këtë frymë edhe kryeparlmentari Krasniqi dhe anëtari i kryesisë së Kuvendit, Hamiti, shprehën kënaqësinë për një gatishmëri të tillë bashkëpunimi të shtetit mik bullgar, por njëkohësisht shfaqën edhe gatishmërinë e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, për fqinjësi të mirë në Ballkan dhe integrime në Unionin Evropian. Kryetari i Kuvendit të Kosovës i premtoi këtij delegacioni se është në themelim e sipër stafi i ambasadës së Kosovës dhe se shumë shpejt do të caktohet ambasadori i Kosovës në Sofje.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Bullgarisë, z.Solomon Passy, i bëri ftesë kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, për të vizituar Bullgarinë, ftesë kjo që u pranua me kënaqësi.