Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare
, 10.11.2008
Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, janë shqyrtuar për herë të dytë dhe janë miratuar katër projektligje i Grupi i shtatë i projektligjeve nga Propozimi i Martti Ahtisaarit.
Pasi kryesuesi i Komisioni ad-hoc për shqyrtimin e projektligjeve nga Propozimi gjithëpërfshirës i Ahtisarit, Ramadan Gashi, ka prezantuar rekomandimet e Komisionit për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nr. 03-L-045, atë Për ndryshimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, nr.03-L046, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për planifikim hapësinor, nr. 2003/14, si dhe Projekt-Kodin doganor dhe të akcizave të Kosovës, deputetët i kanë miratuar ato me shumicë votash: dy të parët pa ndryshime nga shqyrtimi i parë, kurse dy të fundit me nga një amendament shtesë.