Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti një delegacion të Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara të Kosovës
, 10.11.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me një delegacion të Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara të Kosovës , të kryesuar nga z. Agim Vatovci. Me këtë rast ky delegacion e informoi kryetarin e Kuvendit lidhur me veprimtarinë e tyre dhe kushtet në të cilat veprojnë, duke kërkuar njëkohësisht nga Kuvendi mbështetje për tejkalimin e problemeve , me të cilat ballafaqohen.
Kryeparlamentari Krasniqi me këtë rast theksoi se Kuvendi i Kosovës në kuadër të kompetencave të veta do të shqyrtojë të gjitha mundësitë e përkrahjes së kësaj shoqate, për të siguruar një mbarëvajtje të veprimtarisë së saj.