Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 10.11.2008
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, të drejtuar nga znj. Zylfie Hundozi, kryetare e komisionit, është prezantuar Raporti i Komisionit Evropian për Progresin në Kosovë, të cilin e ka paraqitur përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të KE-së, Khaldoun Sinno.
Ndër të arriturat e Kosovës, Sinno ka përmendur stabilitetin politik të vendit dhe bashkëpunimin me BE-në, pjesëmarrjen në takimet rajonale të Ballkanit Perëndimor, Konferencën e donatorëve për Kosovën, si dhe miratimin e Kushtetutës, të cilën e ka vlerësuar shumë të mirë dhe në vijë me standardet evropiane.
Si sfidat kryesore për Kosovën, ndërkaq, përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të KE-së i përmend: ngritjen e kapacitetit të administratës për implementimin e politikave qeveritare, koordimimin ndërministror, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe ngritjen e nivelit profesional të gjyqësisë.
Sinno ka pohuar se raporti është bazuar në aktivitetet e Qeverisë por edhe në vrojtimet e Zyrës ndërlidhëse dhe nga informacionet e shoqërisë civile, kurse raporti, ka thënë ai, është i rëndësishëm si për Komisionin Evropian, ashtu edhe për institucionet e Kosovës. Ai ka theksuar gjithashtu se deri në tetor të vitit të ardhshëm do të publikohet një studim fizibiliteti për Kosovës, drejt integrimit në BE dhe për të pasur një pasqyrë më të qartë për marrëdhëniet e ardhshme me Kosovën.
Anëtarët e Komisionit e kanë vlerësuar real Raportin e progresin në Kosovë, por kanë pasur vërejtje për tonet kritike ndaj legjislativit të vendit, sikur atë ta kishte krijuar Qeveria dhe jo e kundërta. Ata kanë qenë kritik, sidomos për lëshimet që po i bëhen Serbisë nga BE-ja, për shtrirjen e EULEX-it në Kosovë, që i kanë quajtur shumë të dëmshme për perspektiven zhvillimore të Kosovës.
Komisioni po në këtë mbledhje ka shqyrtuar Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr.2004/48, për Administratën Tatimore dhe procedurat nr.03/L-071/1, me amendamente të komisionit funksional, nga aspekti i pajtueshmërisë me legjislacionin e BE-së, si dhe ka trajtuar çështje të punës dhe të funksionimit të Komisionit.