Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 10.11.2008




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa , të kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, u shqyrtua analiza nr. 03/1232/ Do-578/1 e dt. 30.10.2008 me arsyetime për zbritjen e tarifës menaxhuese vjetore, si dhe Raporti i dt. 20.10.2008 të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për tremujorin e tretë të vitit 2008. Në këtë mbledhje ishin ftuar edhe përfaqësuesit e menaxhmentit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. Në debatin e gjerë që u zhvillua lidhur me këtë çështje u tha se Raporti duhet të jetë më i detajuar, ashtu si edhe kërkesa buxhetore për vitin e ardhshëm,sepse lidhur me këto kishte edhe më shumë vërejtje nga ana e deputetëve në seancën e paradokohshme , kur u shqyrtua kjo çështje. Në këtë frymë u tha se duhet të ofrohet një Raport më i hollësishëm lidhur me atë se në bazë të cilëve parametra është bërë kërkesa për uljen e tarifës menaxhuese në shkallën 0, 8 për qind. Nga Komisioni njëkohësisht u kërkua që kërkesat buxhetore të bëhen sipas formularëve përkatës të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave , kriter që aplikohet edhe nga ana e agjencioneve të tjera. Me këtë rast u shqyrtua edhe kërkesa nr. 391108 dt. 23.10.2008 buxhetore të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2009, me ç’ rast merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e këtij Rregullatori.

Në vijim Komisioni shqyrtoi Ligjin për taksën e akomodimit në objektet hoteliere e turistike me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion, me amendamente. U tha se amendamentet nuk përmbajnë implikime buxhetore, ndaj Projektligji u përkrah për procedim të mëtejmë në Kuvend (miratim).
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa