Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media

, 11.11.2008




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i komisionit, u mor nisma për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media dhe Ligjit për Radio Televizionin e Kosovës. Me këtë rast u tha se Komisioni do t’ i rreket kësaj pune me përkushtim, duke organizuar edhe debate publike. Komisioni në këtë mbledhje formoi edhe dy grupe punuese për këto dy projektligje.
Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media