Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri
, 10.11.2008
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, që e kryesoi Rrustem Mustafa, kryetar i Komisionit, e shqyrtoi Ligjin për tubimet publike dhe Ligjin për gjendjen civile.
Për ligjet e theksuara në emër të grupeve të punës, anëtarët e Komisionit u informuan nga Agim Veliu dhe Naim Maloku. Pas raportimit të të dy kryetarëve të grupeve të punës, pas propozimit të disa amendamenteve për të dy ligjet dhe pas diskutimit të gjerë të shumicës së anëtarëve të Komisionit, këto dy raporte me amendamentet e propozuara Komisioni i miratoi njëzëri. Komisioni mori vendim që të dy këto ligje të shkojnë në procesin e mëtejmë për miratim në Kuvendin e Kosovës.
Në të njëjtën mbledhje anëtarët e Komisionit i miratuan edhe propozimet lidhur me Ligjin për rasformimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës. U propozuan katër pika si vijon:
1. Procesi i rasformimit të TMK-së ka filluar në bazë të akteve ligjore dhe të dokumenteve të tjera relevante. Ky proces rezulton me sfida. Për këtë shkak kërkohet angazhim i të gjithë faktorëve relevantë, me qëllim të përfundimit të këtij procesi.
2. Pjesëtarët e TMK-së nuk janë të informuar sa duhet lidhur me procesin e transformimit dhe për këtë shkak duhet të informohen në mënyrë adekuate dhe të marrin sqarime.
3. Komisioni e përkrah idenë e formimit të Grupit Ndërministror për sistematizimin e pjesëtarëve të TMK-së, që nuk do të përfshihen në Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe për ata që nuk i plotësojnë kushtet për pensionim në bazë të Ligjit nr. 03/L-100 për pensionimin e pjesëtarëve të TMK-së.
4. Komisioni rekomandon që pjesëtaret e TMK-së të vazhdojnë ta kenë mbështetjen financiare ekzistuese,deri sa nuk sistemohet në ndonjë vend tjetër pune.