Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit
, 11.11.2008
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit, të kryesuar nga Ahmet Isufi, kryetar i komisionit, u bë shqyrtimi përfundimtar i Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës. Pasi i përshëndeti anëtarët e Komisionit për angazhimin e tyre në shqyrtimin dhe amendamentimin e Rregullores së re të Kuvendit, Ahmet Isufi theksoi se Rregullorja e re do të jetë shumë më funksionale se sa e deritashmja. Për ndihmën e dhënë gjatë kësaj pune ai falënderoi edhe NDI-në, OSBE-në dhe ICO- në. Në vijim z. Isufi theksoi se model për këtë rregullore ishin rregulloret përkatëse të Gjermanisë, Sllovenisë, Francës dhe Shqipërisë. Pas disa vërejtjeve nga ana e diskutuesve, kryesisht të aspektit gjuhësor, Komisioni përkrahu tekstin e Rregullores, të cilin ia dërgon Kryesisë për procedim të mëtejmë në Kuvend (miratim).
Komisioni mbështet propozimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës për të proceduar në seancë të Kuvendit çështjen e marrjes së statusit të deputetit, Sabit Rrahmani.
Komisioni mbështet propozimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës për të proceduar në seancë të Kuvendit çështjen e marrjes së statusit të deputetit, Sabit Rrahmani.