Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi

, 11.11.2008




Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi pas tri takimeve të radhës dhe krijimit të grupit punues për hartimin e Rezolutës për dënimin e krimeve te regjimit totalitar komunist ne Kosovë, e ka përgatitur tekstin përfunduar të Rezolutës, i cili do t’i procedohet Kuvendit për miratim në një nga seancat e radhës.

Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, në mbledhjen e drejtuar nga Bahri Hyseni, kryetar i komisionit, e ka shqyrtuar edhe Projektligjin për Presidentin e Republikës së Kosovës dhe amendamentet e propozuara ne këtë Projektligj, të cilat do të procedohen për shqyrtim në komisionet kryesore të Kuvendit. Komisioni ka shqyrtuar edhe bazën juridike në Kushtetutën e Republikës se Kosovës edhe të Projektligjit për partneritet publiko privat dhe koncesionet për sigurimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike dhe procedurat për dhënien e tyre 03/L-090, të Projektligjit për shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave ne bashkëpronësi 03/L-091, të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit 02/L-20 për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konfromitetit, si dhe të Projektligjit për masat antidoping 03/L-097.