Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe financa
, 13.11.2008
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa, të kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Raporti nëntëmujor i buxhetit për vitin 2008. Në mbledhje ishin të pranishëm edhe ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala me bashkëpunëtorë.
Duke folur para të pranishmëve , Ahmet Shala, theksoi se raportimi periodik lidhur me buxhetin gjithnjë e më shumë po shënon ngritje në cilësi , në të gjithë parametrat. Në vijim ai në mënyrë më shkoqitëse prezantoi disa nga parametrat buxhetor të nëntëmujorit të këtij viti, duke theksuar se të hyrat e mbledhura nga tatimet janë rreth 655 milionë euro, që përbëjnë 74 për qind të të hyrave të planifikuara, ose 10,3 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak . Trende pozitive janë shënuar edhe në zërat tjerë buxhetorë. Në debatin e gjerë që pasoi pas këtij prezantimi, anëtarët e Komisionit theksuan se në Raportin nëntëmujor janë dhënë në mënyrë të detajuar rrjedha e të hyrave dhe e shpenzimeve, duke përmbushur kriteret e përcaktuara për këtë çështje. Në këtë frymë anëtarët e Komisionit përkrahën këtë Raport, i cili do të ndihmojë në aspektin e një shqyrtimi përmbajtjesor të Projektbuxhetit të vitit të ardhshëm.
Komisioni në vazhdim shqyrtoi kërkesën nr. 03/1289/Do-785 dt. 11.11.2008 të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për miratimin e Auditorit të Jashtëm të Pasqyrave Financiare për vitin 2008-2010 të BQK-së dhe miratoi kërkesën për zgjedhjen e kompanisë në bazë të tenderit për këtë çështje.