Lajmet e fundit

Edhe në Kuvend shënohet Dita Ndërkombëtare e Diabetit

, 14.11.2008




Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diabetit, një ekip mjekësor i QKU-së, i udhëhequr nga mjeku endokrinolog, dr. Bardhyl Gashi, në bashkëpunim me Shërbimin Shëndetësor të Kuvendit të Kosovës, punonjësve të këtij institucioni u ka bërë sot analiza glikemie.

Ata i kanë këshilluar punonjësit e administratës së legjislativit për pasojat e diabetit, si dhe për preventivën e nevojshme për tu mbrojtur nga kjo sëmundje, nga e cila vuajnë miliona njerëz në gjithë botën.