Lajmet e fundit

Një delegacion i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Xhavit Haliti, u nis për në Spanjë, ku do të marrë pjesë në punimet e sesionit vjetor të 54-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-së

, 14.11.2008




Një delegacion i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga anëtari i Kryesisë, Xhavit Haliti, në përbërje të cilit janë edhe Naim Maloku e Sllobodan Petroviq, me ftesë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, u nisën sot për në Valencia të Spanjës, ku do të marrin pjesë në punimet e sesionit vjetor të 54-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-së. Në këtë sesion, marrin pjesë më se 500 delegatë nga shtetet anëtare të NATO-s, Parlamentit Evropian, asambletë interparlamentare dhe të ftuar të tjerë.

Një nga temat e diskutimit të Komisionit mbi dimensionin civil të sigurisë i Asamblesë Parlamentare të NATO-s është Raporti i raportuesit gjeneral z. Vitalino Cannas “Kosova dhe e ardhmja e sigurisë në Ballkan”.

Në prononcimin për media pak para nisjes nga Aeroporti i Prishtinës , anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës , Xhavit Haliti, theksoi se do të kemi rast që gjatë punimeve të këtij sesioni të shohim rrugët drejt hyrjes sa më të shpejtë në NATO. Në vijim ai theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës bëhet nën mbikëqyrjen e NATO-së, por ajo do të mbikëqyret edhe nga segmentet civile, që është një nga parakushtet e rëndësishme drejt integrimit në NATO.

Gjatë sesionit vjetor, pritet që delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës të organizojë edhe takime të ndryshme me deputetë nga shtetet anëtare të NATO-s, vendeve të Bashkimit Evropian dhe vende tjera që marrin pjesë, për t’ju kërkuar atyre ndihmën për integrimin sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës në strukturat euro-atlantike.
Një delegacion i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Xhavit Haliti,  u nis për në Spanjë, ku do të marrë pjesë   në punimet e sesionit vjetor të 54-të të Asamblesë P