Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi dënon shpërthimin afër Zyrës së ICO-së
, 14.11.2008
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dënuar sot shpërthimin afër Zyrës së ICO-së në Prishtinë. Në deklaratën e dhënë me këtë rast thuhet: “Shpërthimi i sotëm në afërsi të Zyrës së ICO, zotit Piter Feit, përbën akt sulmi, jo vetëm mbi prezencën ndërkombëtare, por edhe mbi interesat e Kosovës dhe të popullit të saj. Kjo vepër e ulët ka për qëllim të fusë pykën partneritetit të Kosovës me Bashkësinë Ndërkombëtare. Institucionet tona do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë dhe me Bashkësinë Ndërkombëtare, duke ndjekur vendosmërisht rrugën e integrimeve euroatlantike. Kërkojmë nga organet e ndjekjes të veprojnë shpejt për të sjellë para drejtësisë kryesit e këtij akti të shëmtuar, duke zbuluar edhe nxitësit e tij e motivet e tyre të errëta”, theksohet në deklaratën e kryeparlamentarit Krasniqi.