Lajmet e fundit

Apel publik nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi

, 15.11.2008




Presidentit të Republikës së Shqipërisë Zotit Bamir Topi,
Kryetarës së Kuvendit të Shqipërisë Zonjës Jozefina Topalli,
Kryeministrit të Shqipërisë Z. Salih Berisha,
Kryerarit te Partise Socjaliste z. Edi Rama

Kosova është duke kaluar çastet vendimtare në proçesin e ndërtimit të shtetit të ri dhe ballafaqohet me një sërë vështirësish të imponuara nga qarqet antishqiptare në botë. Greva e urisë e dhjetë Deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë dhe sidomos degradimi i gjendjës se tyre shëndetësore zhvendos vemendjen e opinionit shqiptar dhe më gjërë në probleme brendashqiptare.

Duke përcjellë me shqetësim të madh grevën e urisë Ju lus, miq të nderuar që të ushtroni influencën Tuaj për gjetjen e një zgjidhje që do t’i jepte fund Grevës së Urisë dhe së bashku të kontribojmë në avansimin e njohjes së shtetit të Kosovës.

Me respekt,

Jakup Krasniqi Kryetar i Kuvendit te Republikes se Kosoves