Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Kishave Evangjeliste të Evropës, dr. Gordon Showell Rogers
, 17.11.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kishte sot një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Kishave Evangjeliste të Evropës, dr. Gordon Showell Rogers, si dhe përfaqësuesit e Kishës evangjeliste të Kosovës. Në prononcimin për media kryeparlamentari Krasniqi pasi theksoi se edhe në Kosovë me ligje është i lejuar organizimi në baza fetare, u shprehu urime për veprimtari të suksesshme Kishës Protestane në Kosovë. Në vijim ai theksoi se përfaqësues të njohur të Kishës Protestane ishin veprimtarë të njohur edhe në njësimin e alfabetit të shqipes, siç ishte Gjerasim Qiriazi. Kisha Protestane ka kontribuar shumë edhe me ndihma në kohët e rënda që kalonte Kosova gjatë dhe pas luftës.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Kishave Evangjeliste të Evropës, dr. Gordon Showell Rogers theksoi se kjo aleancë përfaqëson 420 milionë pjesëtarë në botë. Ai shprehu kënaqësinë për faktin që “ jemi kaq afër për të bashkëpunuar”. Liria e besimit dhe e fesë , tha në vazhdim z. Rogers, është dëshmi e shëndetit të shoqërisë, që përfshin lirinë e bashkimit , lirinë e ndërgjegjes dhe lirinë për të shprehur bindjet, liri e cila tregon se sa e rëndësishme është liria e besimit.”Jemi shumë të kënaqur me lirinë e fesë në Kosovë. Kosova në këtë aspekt mund të shërbejë si shembull edhe për shtetet e tjera. Kosova ka dhënë kontribut për rritjen e ndërgjegjes së opinionit, që është në të mirë të shoqërisë.
Në pyetjet e gazetarëve rreth qëndrimit ndaj Planit 6 pikësh të Ban Ki Munit, kryeparlamentari Krasniqi theksoi se për këtë çështje dihet qëndrimi unik i udhëheqjes së Kosovës, ndërsa për shtruarje në rend të ditës në Kuvend kjo varet nga kërkesat e grupeve parlamentare. Në këtë frymë, kryeparlamentari Krasniqi tha se Kuvendi i Kosovës e ka dhënë fjalën e vet më 17 shkurt, ndërkaq, çdo kërkesë që nuk është në rrjedhe të funksionalizimit të institucioneve është e papranueshme, sepse ajo është në kundërshtim me proceset demokratike në Kosovë. Sa i përket pyetjes së shtruar për thirrje të mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të debatuar rreth këtij plani, kryeparlamentari Krasniqi tha se sipas Rregullores , mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit mund të thërrasë kryetari i Kosovës, kryeministri dhe një e katërta e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.