Lajmet e fundit
Kryeparlamntari Krasniqi takon kryetarët e komisioneve parlamentare
, 17.11.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka takuar sot kryetarët e komisioneve parlamentare për të biseduar për përshpejtimin e punës së komisioneve për shqyrtimin dhe amendamentimin e projektligjeve në procedurë parlamentare. Krasniqi ka konstatuar punën e mirë që është bërë nga fillimi i kësaj Legjislature, por ka kërkuar azhuritet edhe më të mirë të komisioneve kryesore dhe funksionale për shqyrtimin e legjislacionit që vjen në Kuvend për miratim. Ai ka kërkuar që të përfundojë sa më parë, sidomos, amendamentimi i Projektligjit për faljen, në mënyrë që seanca për miratimin përfundimtar të tij të bëhet gjatë pjesës së parë të muajit dhjetor.
Kryetarët e komisioneve kanë raportuar për agjendën e tyre të punës për shqyrtimin e projektligjeve në procedurë, duke u zotuar se projektligjet do të shqyrtohen në afat të rregullt ligjor. Ata, ndërkaq, kanë kërkuar që projektligjet që vijnë në Kuvend të jenë të përgatitura në mënyrë më profesionale, sepse komisioneve po u nevojitet shumë punë dhe kohë për t’i përmirësuar projektligjet që nuk e kanë nivelin e duhur profesional dhe nuk e mbulojnë mirë fushën të cilën e rregullojnë.
Kryetarët e komisioneve kanë ngritur edhe shqetësime për procedurat e komplikuara për lejimin e udhëtimeve zyrtare të deputetëve jashtë vendit, sidomos për sa i përket dokumentimit të ftesës zyrtare dy javë para se të mbahet takimi, në të cilën janë ftuar.
Kryeparlamentari Krasniqi është shprehur se duhet të vihet rregull për sa i përket udhëtimeve të deputetëve jashtë vendit dhe se ato duhet të bëhen në pajtim me mundësit buxhetore të Kuvendit të Kosovës.