Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
, 17.11.2008
Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të cilin e kryesonte kryetarja e Komisionit, zonja Myzejene Selmani, ka mbajtur sot një mbledhje në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë nr. 03/38 i dt. 02.10.2008. përkitazi me inicimin e procedurës së privatizimit, të distribuimit dhe furnizimit të KEK-ut.
Në mbledhjen e përmendur, përveç anëtarëve të Komisionit muarën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, të kryesuar nga ministri Ahmet Shala.
Në fillim të fjalës së tij përkitazi me Vendimin e Qeverisë nr. 03/38 i dt. 02.10.2008 përkitazi me inicimin e procedurës së privatizimit, distribuimin dhe furnizimin e KEK-ut, ministri Shala ka theksuar se Qeveria e Kosovës tani më ka marrë Vendimin që të fillojë procedurën rreth privatizimit të KEK-ut dhe lidhur me këtë privatizim Qeveria e Kosovës ka formuar një Këshillë të veçantë i përbërë nga pesë anëtarë i cili tani më ka shpallur konkursin për zgjedhjen e një institucioni ndërkombëtar i cili Qeverinë e Kosovës do ta këshillojë për mënyrën dhe metedologjinë e privatizimit të KEK-ut. Ministri Shala ka theksuar që deri në muajin shtator të vitit 2009 do të duhej që të gjendet blerësi potencial i KEK-ut me të cilin deri në fund të vitit të ardhëshëm do të nënshkruhet marrëveshja e privatizimit të KEK-ut.
Në vazhdim ministri Shala ka theksuar se gjatë dhjetë viteve Qeveria e Kosovës i ka akorduar KEK-ut 600 milion euro dhe njëherit KEK-u në emër të donacioneve ka përfituar edhe 500 milion euro. Përveç këtyre mjeteve të akorduara gjendja në KEK-ë është mjaftë e vështirë e kjo më së miri mund të shifet në prodhimtarinë e pamjaftueshme dhe me këtë edhe furnizimi jo i rregullt me energji elektrike nga ana e KEK-ut. Për këto shkaqe dhe për shkak të menagjimit shumë të keq të KEK-ut, Qeveria e Kosovës ka marrë këtë vendim për privatizimin e KEK-ut.
Në fund të fjalës së tij ministri Shala ka theksuar se Qeveria e Kosovës vëmendje të posaçme do t'i përkushtojë modaliteteve të privatizimit të KEK-ut, në mënyrë që ky privatizim të kalojë me transparencë të madhe në mënyrë që privatizimi të jetë i dobishëm qoftë për Qeverinë e Kosovës gjithashtu edhe për shoqërinë në përgjithësi.
Në vazhdim të mbledhjes anëtarët e Komisionit duke diskutuar për këtë temë kanë theksuar se privatizimi i KEK-ut është më se i domosdoshëm, por që ky privatizim duhet t'i sjellë dobi shoqërisë në përgjithsi. Anëtarët e Komisionit gjithashtu kanë theksuar se janë të gatshëm që të japin kontribut të nevojshëm në fushën e legjislaiconit.