Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 18.11.2008
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane , të kryesuar nga Zylfije Hundozi, kryetare e Komisionit, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi prezantoi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian. Duke dhënë disa vlerësime lidhur me këtë Raport, z. Kuçi, theksoi se Raporti është real edhe kur është fjala për rezultatet e arritura , por edhe për lëshimet e konstatuara. Në këtë vështrim ai u përqendrua sidomos në punën e institucioneve, duke u angazhuar për një efektshmëri më të madhe , por edhe për koordinim më të mirë ndërmjet tyre. Sa i përket luftimit të korrupsionit , z. Kuçi, theksoi se Qeveria e Kosovës ka strategji për luftimin e kësaj dukurie, por në luftimin e tij rol të madh luajnë edhe gjyqësori dhe qytetarët. Në këtë aspekt është i nevojshëm një angazhim më i madhi gjykatave, sepse është e kot nëse bëhen kallëzime penale për vepra të caktuara e në anën tjetër ato, për shkak të mosefikasitetit të gjyqësorit, mbesin në sirtar. Në këtë po ndikon edhe shpërputhja e madhe e numrit të kuadrove të gjyqësorit dhe numrit të lëndëve në gjykata. Një tjetër segment brengosës është edhe fakti që administrata nuk është funksionale.
Kërkesa për një luftë më konsekuente kundër korrupsionit u shtruan edhe nga anëtarët e Komisionit. Diskutimet motivoheshin nga fakti se shtrirja e korrupsionit, pos që sjellë pasoja të rënda në zhvillimet e gjithëmbarshme shoqërore e ekonomike të vendit, do të reflektohet shumë negativisht në proceset drejt anëtarësimit të Kosovës në Unionin Evropian.
Si në fjalën hyrëse të zëvendëskryeminsitrit Kuçi, ashtu edhe të anëtarëve të Komisionit, vëmendje e theksuar i kushtohej temës së arritjeve të deritashme në fushën e integrimit evropian, si dhe të sfidave që shtrohen në të ardhmen në këtë fushë të rëndësishme të shtetit tonë. Në funksion të saj zëvendëskryeministri Kuçi u kishte ofruar edhe dy materiale mjaft shkoqitëse anëtarëve të komisionit, nga të cilat shihej se nga duhej të ecej në përmbushjen e detyrave më parësore në këtë aspekt. U tha se Qeveria e Kosovës është duke u angazhuar posaçërisht në rritjen e kapaciteteve të kuadrove të fushës së integrimeve evropiane. Në këtë frymë anëtarët e Komisionit shprehnin gatishmërinë për përkrahjen e këtyre hapave , madje edhe për projekte të tjera, qoftë edhe të kushtueshme drejt integrimit.