Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 19.11.2008
Shqyrtimi i Projektligjit nr. L-105/1 dt. 04.11.2008 për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës dhe autorizimi i shpenzimeve për periudhën 1 janar deri më 31 dhjetor 2009, ishte temë thelbësore e mbledhjes së sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës , të kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, e ku mori pjesë edhe Ahmet Shala, Ministër i Ekonomisë dhe Financave. Duke prezantuar para Komisionit këtë Projektligj, Ahmet Shala, theksoi se të hyrat e buxhetit për vitin e ardhshëm pritet të kapin shifrën mbi 1,4 miliard euro, nga të cilat 956 milionë janë të hyra primare. Ndërkaq, prodhimi i gjithëmbarshëm në vitin 2009 do të shënojë një rritje prej 6 për qind , në krahasim me vitin 2008, kurse investimet pritet të kenë një rritje prej 27 për qind. Këto dhe parametrat tjerë tregojnë se në vitin e ardhshëm do të kemi një rritje të rëndësishme ekonomike. Ecuritë pozitive buxhetore , tha Shala, do të kenë si rrjedhojë që efektet e mundshme negative financiare të jenë të vogla , si pasojë e krizës globale financiare në botë. Kjo situatë do të ketë reflektim pozitiv edhe në një zbritje të graduale të prodhimeve, sidomos të naftës, hekurit etj. Viti 2009, tha ministri Ahmet Shala, do të jetë viti i fundit që do të ketë të planifikuara subvencione për KEK-un.
Në debatin e gjerë të anëtarëve të Komisionit u tha se Prtojektbuxheti shënon një ngritje pozitive, si për nga cilësia , ashtu edhe përmbajtja. Projektligji është një dokument historik, duke ditur se është i pari Projektligj që miratohet në shtetin e pavarur të Kosovës.
Në kuadër të vërejtjeve që u bënë, më shumë binin në sy ato që kanë të bëjnë me çështjen e ndarjes së mjeteve për komuna. Sipas disa diskutuesve për disa komuna janë dhënë pak mjete , ndërsa disa të tjera duket se janë të privilegjuara në këtë aspekt. Nga përfaqësuesit e Ministrisë u dha shpjegimi se ndarja e mjeteve për komuna bëhet në bazë të Ligjit të financave lokale.
Me këto dhe disa vërejtje të tjera Komisioni përkrahu procedimin e këtij Projektligji për shqyrtim të parë në Kuvend. Komisioni shtroi si kërkesë që Projektligji të shoqërohet edhe me projektligjet përkatëse të politikave tatimore.