Lajmet e fundit
Nga takimi i Komisionit për Siguri dhe Punë të Brendshme me koordinatorin për TMK-në
, 19.11.2008
Komisioni Parlamentar për punë të brendshme dhe siguri i kryesuar nga Rrustem Mustafa –kryetar, ka zhvilluar sot një takim me koordinatorin e zyrës për TMK-në, Gjeneralin britanik Nic Capelen, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtoret e tij Gjenerali John Durance dhe Gjerneali Kadri Kastrati. Në takim ishte dhe Bedri Xhafa, udhëheqës i përgjithshëm i Agjencionit të Përkrahjes së Punësimit në Kosovë.
Kryetari i komisionit, Mustafa, duke i përshëndetur ushtarakët lartë, ka theksuar se qëllimi i takimit është të njoftohet komisioni për procesin e shpërbërjes se TMK. Komisioni vlerëson lartë punën që ka bërë Zyra e Koordinatorit për TMK-në si paraardhëse e Ministrisë së FSK-së, ka theksuar ai, duke sqaruar se Komisioni, kohë më parë kishte ftuar, po për këtë qëllim, edhe ministrin e FSK-së, Mujota dhe Komandantin e TMK-së, Gjeneral Selimin.
Procesi i shpërbërjes se TMK-së i ka sfidat e veta, sepse për shume vite ka qenë element kyç i shoqërisë sonë, ka thënë Mustafa, duke theksuar rëndësinë që ka për Komisionin mbikëqyrja e këtij procesi. Ai ka përmendur rekomandimet e Komisionit të cilat duhet të merren ne konsideratë gjatë procesit të shpërbërjes se TMK-së. Ligji për pensionimin e pjesëtareve të TMK-së, ka thënë ai, ka krijuar disa paqartësi, të cilat kanë ardhur si pasoje e keqkuptimeve por të cilat besojmë së do të tejkalohen.
Gjenerali Caplen foli për aktivitetet që po ndërmerr kjo zyrë lidhur me procesin e shpërbërjes se TMK-së, për Ligjin për pensionimin e pjesëtareve të TMK-së dhe ngritjen e Forcës se Sigurisë se Kosovës. Ai ka spikatur punën e madhe të UNDP-së dhe të Qeverisë së Kosovës për zgjidhjen ligjore të problemeve të pjesëtarëve të TMK-së, që e kanë mbushur moshën për pension, të invalidëve ushtarakë, por edhe të gjithë atyre që nuk do të jenë pjesëtarë të FSK-së. Rëndësi të mardhe i është kushtuar sidomos inkurajimit për të gjetur punë në lëmenj të tjerë të jetës dhe për integrim të suksesshëm të tyre në jetën shoqërore, ka thënë Caplen.