Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim rural, Mjedis dhe Planifikim hapësinor

, 18.11.2008




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim rural, Mjedis dhe Planifikim hapësinor i kryesuar nga zëdhënësi i dytë i kryetarit të Komisionit, z. Zylfi Mergja, sot mbajti mbledhje në të cilën si pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Projektligjit për mbrojtjen e mjedisit.

Në këtë mbledhje krahas anëtarëve të Komisionit, mori pjesë edhe përfaqësuesi i OSBE-së z. Blerim Vela.

Para fillimit të shqyrtimit të projektligjit të përmendur, përfaqësuesi i OSBE-së z. Blerim Vela në pika të shkurtra prezantoi punën e Agjencionit për mbrojtjen e mjedisit si në rajon gjithashtu edhe në Evropë.

Pas prezantimit të punës së Agjencionit për mbrojtjen e mjedisit, si në rajon gjithashtu edhe në Evropë dhe pas diskutimit për këtë pikë të rendit të ditës, anëtarët e Komisionit, me disa vërejtje dhe sugjerime (në nenin 59 dhe 60), përkrahën procedimin e mëtejmë të Projektligjit për mbrojtjen e mjedisit (për miratim) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim rural, Mjedis dhe Planifikim hapësinor