Lajmet e fundit
U konstituua Komisioni Ad- hoc për emërimin e anëtarëve të Këshillit të KPM-së
, 21.11.2008
Me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot u mbajt mbledhja konstituive e Komisionit ad-hoc për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media. Kryetar i Komisionit u zgjodh Berat Luzha, ndërsa nënkryetarë Armend Zemaj dhe Sadik Idriz.