Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione

, 24.11.2008




Komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione, të cilin e kryesoi kryetari i Komisionit, Ismet Beqiri, mbajti sot mbledhjen me një pikë të rendit të ditës – Formimi i Panelit rekrutues për përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e Avokatit të Popullit të Kosovës.

Anëtarët e komisionit morën vendim që nga Komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore dhe peticione për panelin e theksuar të propozohen kandidatët si në vijim:

1. Ismet Beqiri ( GP–LDK):
2. Nerxhivane Dauti (GP–PDK);
3. Ibrahim Makolli (GP–AKR);
4. Shpresa Murati (GP–7+).
Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione