Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energji, Transport dhe Telekomunikacion

, 24.11.2008




Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energji, transport dhe Telekomunikacion i kryesuar nga kryetarja e Komisionit, zonja Myzejene Selmani, sot mbajti mbledhje, ku pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i ligjit për shpronësimin.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, mori pjesë edhe këshilltari juridik i USAID-it, z. William Klawown.

Para fillimit të mbledhjes, këshilltari juridik i USAID-it, z. Klawown, në pika të shkurta,e arsyetoi qëllimin e ndryshimit të disa nenevetë Ligjit të sipërpërmendur.

Pas arsyetimit të z. Klawown, anëtarët e Komisionit u pajtuan që të formohet grupi i punës, i cili këto rekomandime të këshilltarit juridik të USAID-it, z. William Klawown, do t’i marrë parasysh dhe pas pesëmbëdhjetë ditësh, me rekomandime konkrete në lidhje me këtë Ligj do të dalë para anëtarëve të Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energji, Transport dhe Telekomunikacion.

Në të njëjtën mbledhje anëtarët e Komisionit miratuan edhe Vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e dy anëtarëve në Komisionin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energji, Transport dhe Telekomunikacion