Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 24.11.2008
Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi në mbledhjen e sotme ë drejtuar nga Bahri Hyseni, kryetar i komisionit, ka formuar Panelin rekrutues për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën e Avokatit të Popullit, me nga një anëtarë nga të shtatë grupet parlamentare që funksionojnë në Kuvendin e Kosovës. Ismet Beqiri, është kryetar i Panelit, kurse anëtarë janë zgjedhur: Nergjivane Dauti, Adem Salihaj, Bajram Kosumi, Ibrahim Makolli, Shpresa Murati dhe Branisllav Gërbiq.
Paneli rekrutues është i obliguar që menjëherë të ndërmarrë veprime të nevojshme, në pajtim me rregullat e procedurës së Kuvendit të Kosovës, për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën e Avokatit të Popullit.
Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi po në këtë mbledhje e ka shqyrtuar edhe çështjen e Propozimvendimit të Ministrisë së Drejtësisë për formimin e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës. Komisioni e ka vlerësuar të nevojshme që ky propozimvendim t’i dërgohet Kuvendit për shqyrtim nga Zyra Ligjore e kryeministrit.
Komisioni ka shqyrtuar edhe Raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ekzekutimin e Sankcioneve Penale, si dhe shqyrtimin e Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2009 për bazë juridike në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.