Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

, 24.11.2008




Duke e shqyrtuar kërkesën e Qeverisë që në seancën e 25 nëntorit për shqyrtimin e parë në pako të Projekt Buxhetit të Kosovës për vitin 2009 edhe të katër projektligjeve të tjera: Projektligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Projektligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, Projektligjit për Tatimin në të Ardhurat Individuale dhe Projektligjit për Normën e Akcizës në Kosovë, Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, pas një debati të gjerë të çështjes, ka vlerësuar se ekzistojnë pengesa që projektligjet në fjalë të shtrohen në të njëjtën seancë me c Projekt Buxhetit të Kosovës për vitin 2009, sepse nuk është përmbushur afati kohor, sa duhet të qëndrojnë projektligjet në Kuvend, para se të nxirren për shqyrtim në seancë plenare. Kryesia ka vendosur, prandaj, që për këto projektligje të mbahet seancë e veçantë në afat të rregullt kohor.

Kryesia ka vendosur që në ndonjërën nga seancat e ardhshme ta radhisë për shqyrtim dhe miratim Rekomandimin e Komisionit për Rregulloren e punës, për procedimin e Projekt Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe të Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa, për Raportin nëntëmujor te Buxhetit për vitin 2008.

Anëtarët e kryesisë janë njoftim për heqje nga rendi i ditës të Rishqyrtimit të Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, për shkak të nevojës për precizitet lidhur me koston financiare të tij, ndërkaq duke e shqyrtuar propozimin Qeverisë së Kosovës për miratim në Kuvend të marrëveshjes për emërimin e Komisionit për Emërime te Larta Publike, Kryesia ka vlerësuar se çështja duhet shoshitur edhe një herë para se të merret vendimi përfundimtar për këtë çështje.
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit