Lajmet e fundit
Fjala e kryeparlamentarit Krasniqi me rastin e 40-vjetorit të Demonstratave të vitit 1968
, 24.11.2008
Të nderuar pjesëmarrës,
Zonja dhe zotërinj
Ndjehem i nderuar të flas sot në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës në dyzetvjetorin e demonstratave historike të vitit 1968. Duke falënderuar për ftesën, dëshiroj ta përshëndes dhe ta përgëzoj Këshillin Organizativ për punën e vyer që ka bërë për të kujtuar dhe për të hedhur dritë mbi këto ngjarje të historisë më të re të Kosovës.
Viti 1968 paralajmëronte kthesë historike në Kosovë. Nga përcaktuesit e kësaj kthese do veçuar një varg faktorësh të brendshëm, si gjendja e rëndë e popullit shqiptar nën pushtimin jugosllav, rritja e vazhdueshme e rezistencës së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe zgjimi kombëtar i shqiptarëve në viset e pushtuara. Në plan ndërkombëtar, Moska dhe Traktati ushtarak i saj paraqisnin rrezik real për vendet e rajonit tonë, në mënyrë të veçantë për Shqipërinë e shqiptarët. Çekosllovakia u okupua nga Traktati i Varshavës, kurse Shqipëria në mënyrë demonstrative doli edhe formalisht prej këtij mekanizmi ngulfatës të lirisë e të demokracisë së popujve.
Viti 1968 shënon një zgjim të rinisë në dy pjesë të Evropë, për motive të ndryshme. Në Evropën e atëhershme po zhvilloheshin ngjarje dramatike si në Gjermani, në Francë, në Britani të Madhe, në Spanjë etj. Rinia në këto vende ishte e pakënaqur me gjendjen ekzistuese, e revoltuar për tensionin që sillte lufta e ftohtë për rrezikun e një lufte botërore, u organizua në “Lëvizjen e të Majtës së Re” dhe demonstroi në rrugë për ta ndryshuar, siç thoshin, botën e ndërtuar keq. Ndonëse nuk mund të themi as sot se bota është ndërtuar më së miri, ashtu si i duhen njerëzimit liria, drejtësia, shansi i barabartë, sovraniteti, dinjiteti e mirëqenia.
E motivuar nga këto ngjarje, në demonstrata u ngrit edhe rinia e Beogradit, por zërat progresivë dhe demokratik, aty u mbytën nga britmat çetnike e shoviniste të elementëve serbomëdhenj.
Pas rënies politike të kryepolicit famëkeq Aleksander Rankoviqit, edhe pse flitej për padrejtësitë e shumta të së kaluarës ndaj shqiptarëve në Jugosllavi, populli ynë vazhdonte të trajtohej si popull i pushtuar dhe për më keq, qarqet shoviniste serbe po përgatiteshin për përjetësimin e sundimit mbi të. Lëvizja Kombëtare e Kosovës, duke pasur parasysh rreziqe të shumta, përpiqej të fitonte hapësira të reja të lirisë së shqiptarëve dhe të çimentonte fitoret e pakta që ishin arritur.
Rasti historik për avancim të statusit të Kosovës erdhi kur politika jugosllave, duke qenë nën fajin e padrejtësive që u kishte bërë shqiptarëve nën presionin e brendshëm dhe ndërkombëtar për liberalizim, po shqyrtonte ndryshimet kushtetuese. Një fitore të arritshme në këtë kuptim përbënte objektivi për republikën e Kosovës, si një hap i rëndësishëm kah e drejta për vetëvendosje. Kishte shumë rëndësi që ky qëllim të bëhej agjendë e udhëheqjes zyrtare të Kosovës, nga e cila pritej të dilte në ballë të përpjekjeve për Republikën e Kosovës. Kërkesa për republikë filloi të shtrohej në debatet publike, madje me inicim të intelektualëve dhe të funksionarëve politikë, të cilët e përcollën deri te Tito, shef i Federatës së atëhershme, por ai e refuzoi, duke u arsyetuar se “republika nuk është faktor i vetëm i cili i zgjidh të gjitha problemet”, por kërkesa për Republikë nuk u vlerësua “kundërrevolucionare” si ndodhi në vitin 1981
Duke parë rrezikun e proceseve që po zhvilloheshin në Kosovë, Beogradi mori masa që t’ua mbyllte gojën përfaqësuesve zyrtarë, por edhe shumë intelektualëve, duke shpallur kërkesën për Republikë temë tabu.
Në rrethanat e reja, një grup studentësh atdhedashës, në përbërje prej Osman Dumoshit, Skënder Kastratit, Adil Pirevës, Xheladin Rekaliut, Ibrahim Gashit, Selatin Novoselës, Ilaz Pirevës, Afrim Loxhës, Skënder Muçollit, Hasan Dërmakut, Shemsi Hoxhës etj, të organizuar ilegalisht, i hynë organizimit të demonstratave, në të cilat vetë populli i zbritur në rrugë do të shprehte vullnetin dhe kërkesat e tij për liri dhe vetëqeverim. Populli shqiptar nën thundrën e sundimit të huaj, tashmë i ndërgjegjësuar për gjendjen e tij prej robi, ishte gati t’i përgjigjej një kushtrimi për veprim masiv. Një rrethanë favorizuese e ngritjes së ndërgjegjes kombëtare dhe e frymëzimit patriotik të shqiptarëve para demonstratave ishin padyshim shënimi i 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Konsulta e Prishtinës për unisimin e gjuhës letrare shqipe, depërtimi i veprave letrare e historike nga Shqipëria dhe mbrojtja që Shqipëria u bënte të drejtave të shqiptarëve në Jugosllavi.
Pas demonstratave të organizuara më 6 tetor në Prizren, më 8 tetor në Suharekë dhe më 19 tetor në Pejë, më 27 nëntor 1968 rinia dhe populli shqiptar demonstruan në Prishtinë, Gjilan, Podujevë e Ferizaj dhe më 22 e 23 dhjetor në Tetovë. Parulla qendrore të këtyre demonstratave që nxorën në rrugë dhjetëra mijë qytetarë ishin: “Republikë-Kushtetutë”, “Vetëvendosje”, “Kosovë-Shqipni, jemi nji” etj.
Për t’i shtypur të drejtat e shqiptarëve për liri dhe republikë e në anën tjetër për t’i kënaqur interesat shoviniste serbe, regjimi jugosllav i Titos kundër demonstruesve shqiptar përdori madje polic e ushtri të armatosur edhe me tanke e mjete të tjera të blinduara, duke u pasuar edhe me dënimin e organizatorëve dhe të pjesëmarrësve tjerë të shumtë. Me ndërhyrjen brutale të forcave policore, demonstratat u lanë në gjak. U vra nxënësi Murat Mehmeti dhe u plagosën shumë demonstrues kurse në vijim u dënuan rreth 100 vetë. Anëtarët e Grupit organizator u dënuan me burgim nga 2-5 vjet, kurse nga 1-6 muaj u dënuan shumë kundërvajtës. Udhëheqësit e demonstratave u dënuan rëndë sidomos në Tetovë.
Që atëherë ndër qarqet shoviniste serbe të kohës sonë u ripërtëri teza e Çubriloviqit që zgjidhja në Kosovë konsiston në shpërnguljen në dëbimin dhe në shfarosjen e shqiptarëve. Kjo tezë, njëzetë vjet më vonë u përpunua nga akademikët serbë dhe u zbatua në formë më të egër e më të përgjakshme nga regjimi kriminal i Beogradit në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit XX.
Megjithatë, duke qenë më i mençur se pasardhësit e tij, Tito nuk lejoi që politika antishqiptare të merrte përmasat e vitit 1981, prandaj kërkoi që të “mos dramatizoheshin” demonstratat e vitit 1968 dhe të përmbusheshin disa nga kërkesat e tyre, siç ishte Universiteti, avancimi i autonomisë së Kosovës, zgjerimi i marrëdhënieve në fushën e arsimit dhe të kulturës me Shqipërinë etj.
Janë bërë shumë përpjekje që demonstratat e vitit 1968, sikur edhe ato të vitit 1981 deri dhe luftën e UÇK-së të njollosnin, duke u dhënë karakter ideologjik ose edhe duke i quajtur vepër të shërbimeve të huaja informative, por ato ishin llava e vullkanit të popullit të zhuritur që aspironte të drejtat e tij për jetë të lirë dhe vetëvendosje. Organizatore e të gjitha kryengritjeve paqësore e të armatosura në kontinuitet ishte Lëvizja kombëtare ( e fshehtë).
Shqiptarët në Jugosllavi, pas kryengritjes së armatosur më 1945, në ngjarjet e vitit 1968, për herë të parë protestuan hapur kundër robërisë Jugosllave. Ky nivel i ri i rezistencës shqiptare, përbënte arritje të madhe historike të Lëvizjes Kombëtare, që shërbeu si një përvojë e çmueshme për demonstratat e vitit 1981 e deri të Lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. Më 1968 filloi ndërkombëtarizimi i çështjes shqiptare në Jugosllavi, nëpërmjet të jehonës që patën demonstratat në botë. Shtypi i huaj i dha hapësirë të konsiderueshme ngjarjeve, duke u marrë objektivisht me karakterin thelbësor të tyre, të cilat quheshin shpesh kryengritje shqiptare.
Pa mohuar ndikimin që kishin pasur në to lëvizjet studentore të Evropës në botë dhe të Beogradit, demonstratat shqiptare, kishin karakter nacionalçlirimtar dhe përbënin nivel më të avancuar të Lëvizjes Kombëtare.
Demonstratat ishin vazhdimësi në ngritje e rezistencës së pareshtur shqiptare, e cila kishte arritur stad të lartë, të organizimit e të veprimit , me Komitetin Revolucionar për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, të udhëhequr nga Kadri Halimi e Ali Aliu dhe sidomos me Lëvizjen Revolucionare të Bashkimit të Shqiptarëve, të udhëhequr nga Adem Demaçi, promotor i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e bashkimin kombëtar.
Demonstratat e vitit 1968 inauguruan një formë më efikase të luftës politike të Lëvizjes Kombëtare, e cila më 1981 do të marrë përmasat e një kryengritjeje të gjerë dhe të vrullshme paqësore, për të trasuar rrugën e organizimit të nivelit më të lartë të rezistencës kombëtare, të Luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të udhëhequr nga Komandanti Legjendar Adem Jashari.
Sot dyzet vjet pas demonstratave të vitit 1968, ne kujtojmë me krenari heroizmin masiv të atij viti kthese për shqiptarët, duke u përkulur me pietet para kujtimit të lavdishëm të dëshmorit të tyre, Murat Mehmetit dhe veprimtarëve të shumtë që sot nuk janë midis nesh. Nderim edhe për të gjallët e ati brezi dhe gjithë brezave të Lëvizjes Kombëtare!
Evenimente historike si ky i sotmi përbëjnë rastin më meritor dhe më solemn, për rikonfirmimin tonë të vendosur, që duke kujtuar të kaluarën e lavdishme të përpiqemi për të ardhmen më të mirë dhe më të sigurt të popullit tonë në Kosovën e lirë e të pavarur, për ta çuar në vend amanetin e dëshmorëve të të gjithë brezave të rezistencës kombëtare.
I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorin Murat Mehmeti dhe për të gjithë dëshmorët e atdheut!
Ju faleminderit.