Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 26.11.2008
Në mbledhjen e stome të Komisionit për Buxhet dhe Financa, të kryesuar nga Gani Koci, kryetar i komisionit, u shqyrtuan Projektligjit për Faljen me Raportin e komisionit funksional – Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente, Projektligjin për Presidentin e Republikës së Kosovës me Raportin e komisionit funksional – Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente, si dhe Projektligjin nr. 03/L-019 për rehabilitimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara me Raportin e komisionit funksional – Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, me amendamente. Pas shqyrtimit, Komisioni përkrahu procedimin e këtyre projektligjeve për shqyrtim të dytë ( aprovim) në Kuvend.
Komisioni përkrahu edhe kërkesën nr. 3481/6 dt. 18.11. 2008 të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Pavarur për Rishqyrtim të Ankesave Tatimore.
Komisioni përkrahu edhe kërkesën nr. 3481/6 dt. 18.11. 2008 të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Pavarur për Rishqyrtim të Ankesave Tatimore.