Lajmet e fundit

Një delegacion i Komisionit për Punë të Jashtme udhëtoi për në Tiranë

, 26.11.2008




Me ftesë të kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Preç Zogaj, ka udhëtuar sot për në Tiranë një delegacion i Komisionit për Punë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Kosovës në përbërje: Sabri Hamiti, Xhavit Haliti, Enis Kervan, Nexhat Daci dhe Ibrahim Gashi.

Gjatë vizitës dyditore në Shqipëri, pos me komisionin homolog, delegacioni parlamentar i Kosovës do të ketë takime dhe me kryeparlamentaren, Jozefina Topalli, kryeministrin, Salih Berisha, ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha, si dhe me Komisionin për Integrime Evropiane dhe me grupe të ndryshme deputetësh.

Vizita bëhet në kuadër të bashkëpunimit parlamentar të të dy vendeve dhe këmbimit të përvojave të ndërsjella, përfshirë edhe ato të diplomacisë parlamentare.