Lajmet e fundit
Deputetët e rinj: Emini, Zemaj dhe Çitaku pritën një grup të rinjsh nga Ferizaj
, 26.11.2008
Me iniciativë të deputetes Njomza Emini një grup i të rinjve nga Komuna e Ferizajt vizituan Kuvendin e Republikës së Kosovës. Me këtë rast vizitorët u pritën edhe nga deputetë të tjerë anëtarë të Grupit joformal të deputetëve të rinj të Kuvendit: Vlora Çitaku dhe Armend Zemaj.
Fillimisht ky grup i të rinjve u prit nga deputetja Njomza Emini në zyrën Deputetëve për komunikim me qytetarë, e cila gjendet afër ndërtesës së Kuvendit. Gjatë vizitës në këtë zyre, ky grup i të rinjve patën rastin ti shprehin kërkesat e tyre për çështjet e rinisë të Komunës së Ferizajt, të cilat janë: nxjerrja sa më të shpejt të Ligjit për Rininë, hartimi i një plani strategjik për luftimin e dukurive negative, nevoja për trysni institucioneve përkatëse për përgjegjshmëri dhe llogaridhënie për problemet e rinisë etj.
Deputetët e rinj: Emini, Zemaj dhe Çitaku u kanë shpjeguar të rinjve ferizajas për angazhimin Grupit joformal, lidhur me ngritjen në Kuvend të çështjeve që e preokupojnë rininë
Të rinjtë e Ferizajt gjithashtu e vizituan edhe sallën e Kuvendit ku patën rastin t’i adresojnë problemet e tyre dhe t’i paraqesin sfidat që kanë të rinjtë e Komunës se Ferizajt e më gjerë.
Po sot Kuvendin e Kosovës e vizituan edhe një grup i nxënësve të shkollave fillore të qytetit të Gjilanit, në mesin e të cilëve edhe nxënës nga radhët e komunitetit turk dhe rom. Të veshur me fanella me slogan të stampuar “Deputetët e ardhshëm”, ata janë interesuar për punën e Kuvendit dhe të deputetëve, si dhe për masat që ka marrë Kuvendi për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.