Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadorin e Sllovenisë në Prishtinë,Vojko Volk

, 26.11.2008




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot në një takim ambasadorin e Sllovenisë në Prishtinë, Vojko Volk, me të cilin bisedoi për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, si dhe për interesin e përbashkët për bashkëpunim të ndërsjellë.

Diplomati slloven, Volk, i kishte sjellë z. Krasniqi një letër falënderuese nga kryetari i Asamblesë Nacionale të Sllovenisë, Danilo Turk, në të cilën ndër të tjera kryeparlamentari slloven shfaq dëshirën që në një kohë jo shumë të largët ta vizitojë Kosovën.

Kryeparlamentari Krasniqi e ka pritur me kënaqësi këtë kërkesë të kreut të legjislativit slloven, duke i dëshiruar atij mirëseardhje në Kosovë dhe në Kuvend.
Kryeparlamentari  Krasniqi priti ambasadorin e Sllovenisë në Prishtinë,Vojko Volk