Lajmet e fundit
Deklaratë e përbashkët për shtyp
, 26.11.2008
Sot, në datë 26 nëntor 2008 në Tirane u zhvillua takimi i përbashkët mes Komisioneve të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Republikës së Kosovës:
Në përfundim të bisedimeve dypalëshe lidhur me një seri çështjesh me interes të përbashkët, të dy Komisionet konstatojnë me kënaqësi se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, kanë njohur një rritje cilësore pas shpalljes së pavarësisë, duke i shërbyer kështu përmirësimit të klimës së paqes dhe stabilitetit në krejt rajonin. Të dy komisionet parlamentare janë të vendosura të bashkëpunojnë për përshpejtimin e ecurisë së proçeseve tashmë të nisura në Kosovë për ndërtimin e një shteti të lirë, të pavarur, demokratik e plotësisht funksional, i cili garanton dhe respekton në përputhje me standardet më të përparuara ndërkombëtare të drejtat e njeriut dhe të pakicave etnike.Kosova synon ndërtimin e një shteti të ri, të orientuar drejt integrimit rajonal dhe euroatlantik.
Komisioni i Politikës së Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe ai i Kuvendit të Republikës së Kosovës mbështesin qëndrimin e Presidentit dhe të qeverisë së Kosovës si dhe të krejt forcave politike në vend, për zbatimin sa më të shpejtë të planit Ahtisari dhe të Kushtetutes së Kosovës. Në këtë kontekst, Komisionet i bëjnë thirrje mbarë komunitetit ndërkombëtar, dhe posaçërisht SHBA-së dhe strukturave të BE-së, të cilat të forcojnë bashkëpunimin me institucionet legjitime të Kosovës, me qëllim shtrirjen pa vonesë të misionit Eulex në krejt territorin e Kosovës, në përputhje të plotë me planin Ahtisari dhe me Kushtetutën e Kosovës. Çdo përpjekje për anashkalim të tyre favorizon ngritje strukturash paralele që pengojnë vendosjen e shtetit ligjor. Të dy Komisionet bashkohen në shqetësimin se një realitet i tillë, ku nuk respektohet parimi i sovranitetit të Republikës së Kosovës, do të ishte i mbarsur me rreziqe për copëtim territorial të një shteti të pavarur, tashmë të njohur nga shumica e shteteve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shumica dërrmuese e shteteve anëtare të BE-së, si dhe nga shtatë vendet më të zhvilluara të botës. Një anashkalim i tillë mbart premisat e një destabilizimi afatgjatë jo vetem për Kosovën por edhe për krejt rajonin.
Të dy delegacionet parlamentare angazhohen, që edhe në të ardhmen, shkëmbimet dhe takimet mes tyre të zhvillohen mbi bazë të rregullt, për diskutimin e çështjeve me interes të ndërsjelltë si edhe për të kordinuar pjesmarrjen aktive në nismat shumë palëshe rajonale dhe më gjerë. Gjithashtu, Komisionet, angazhohen që përmes strukturave parlamentare, të punojnë për të gjetur dhe vendosur kontakte periodike edhe midis komisioneve të tjera parlamentare, sidomos në drejtim të zhvillimit të projekteve ndërkufitare me interes të dyanshëm dhe rajonal, duke ndikuar për këtë qëllim strukturat përkatëse të qeverive të dy vendeve.
Komisionet e Politikës së Jashtme do të punojnë që, në kuadër parlamentar, të zhvillohen më tej shkëmbime përvojash mes komisioneve të ndryshme parlamentare për promovimin e tregtisë, turizmit, investimeve, sigurisë etj. Njëkohësisht komisionet angazhohen të punojnë për përshpejtimin e arritjes së nje marrëveshjeje për qarkullimin e lirë të qytetarëve mes dy vendeve.
Tiranë më 26 Nëntor 2008