Lajmet e fundit
Mesazh i Kryetarit te Kuvendit të Republikës të Kosovës me rastin e 28 Nëntorit
, 27.11.2008
Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës,
Ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për ditën e 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit Kombëtar.
28 Nëntori është dita më ndritshme në historinë tonë të lavdishme kombëtare . Shpallja e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt, e bën këtë ditë të shenjtë, më të fuqishme dhe më kuptimplote.
Deri më sot Kosovën e kanë njohur 52 shtete. Presim që në të ardhmen ta njohin edhe shumë shtete te tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara.
Në këtë ditë feste, shqiptarët në përgjithësi janë më të fuqishëm, janë faktor I rëndësishëm stabiliteti në rajon dhe më gjerë.
Urime të veçanta për 28 Nëntorin , u shpreh edhe gjithë shqiptareve ne diasporë