Lajmet e fundit

Krasniqi uron kryeparlamentaren Topalli

, 27.11.2008




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, i ka dërguar kryetares së Kuvendit të Shqipërisë një telegram urimi, në të cilën thuhet:

E nderuar Znj. Jozefina Topalli,

Kam kënaqësinë e veçantë që në emër të Kuvendit dhe të popullit të Republikës së Kosovës t'ju uroj Juve dhe mbarë popullit shqiptar Ditën e Pavarësisë, 28 Nëntorin.

Ju siguroj, Shkëlqesi, që Republika e Kosovës do të angazhohet për thellimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit vëllazëror midis dy vendeve tona. Uroj që nëntori i ardhshëm Shqipërinë ta gjejë në NATO dhe të integruar në Bashkimin Evropian.

Ju lutem, Shkëlqesi, pranoni konsideratën time të lartë për Ju dhe popullin e Shqipërisë.