Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi bëri homazhe në Varrezat e Jasharëve në Prekaz
, 28.11.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, bëri sot homazhe në Varrezat e Jasharëve në Prekaz. Pasi vuri kurora lulesh në kompleksin e varrezave, ku prehet edhe simboli i përjetshëm i luftës çlirimtare, komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jahshari, kryeparlamentari foli para medieve me pietet për nëntorin e lavdishëm të vitit 1912, ditë e pavarësisë së Shqipërisë. 28 Nëntori, theksoi kryeparlamentari Krasniqi , na kujton lavdinë historike të shqiptarëve nëpër shekuj. Kjo ditë, ndërkaq, është e veçantë edhe nga fakti se është ditë e lindjes së UÇK-së, ajo shënon njëherësh edhe ditëlindjen e komandantit Adem Jashari. Kjo festë është shumë dimensionale, është një nga festat më të rëndësishme shpirtërore të shqiptarëve, festë që i bashkon shqiptarët. Dita e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë e vitit 1912, është e kremte gjithë shqiptare, ajo, megjithëse nuk realizoi ëndrrën shekullore për liri të të gjithë shqiptarëve në trojet e tyre, ajo mbeti shenjë që i bashkon gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë ata.
Pas bëri homazhe, kryeparlamentari Krasniqi, i shoqëruar edhe nga deputetët Ramë Buja dhe Gani Koci, vizitoi edhe familjen Jashari, ku u prit nga Murat Jashari dhe familjarë të tjerë. Me këtë rast u këmbyen fjalë për luftën heroike të UÇK-së, si dhe për proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova. Murat Jashari tha se lufta çlirimtare bëri që fëmijët e vendit tonë të jetojnë të lirë.
Kryeparlamentari Krasniq pasdite mori pjesë në manifestimin e fillimit të ndërtimit të shkollës fillore në Krushë të Rahovecit, ku vuri gurin themeltare të ndërtesës së këtushme shkollore.