Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 01.12.2008




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Haki Shatri, nënkryetar i Komisionit, u shqyrtuan 4 projektligje: Projektligji për tatimin në të ardhurat individuale, Projektligji për tatimin në të ardhurat e korporatave, Projektligji për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe Projektligji për tatimin e normës së akcizës. Këto projektligje shoqërojnë Projektligjin për Buxhetin për vitin e ardhshëm, pasi buxheti i vitit 2009 bazohet në këto projektligje. Projektligjet në fjalë përcaktojnë norma të reja të tatimimit. Normat e tatimimit deri tash përcaktoheshin sipas rregulloreve tw UNMIK-ut .

Pas shqyrtimit, anëtarët e Komisionit përkrahën në parim këto projektligje , duke i rekomanduar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, që t’ i radhisë ato në rendin e ditës së seancës së Kuvendit për lexim të parë. Në mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, të cilët dhanë sqarime lidhur me këto projektligje.
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa