Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 01.12.2008
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga z. Bojan Stojanoviç, kryetar i Komisionit, u shqyrtuan katër projektligje dhe këtë Projektligji për vendqëndrimin në objektet hoteliere dhe turistike, me raportin e komisionit funksional – Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, me amendamente, Projektligji për faljen me raportin e komisionit funksional – Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente, Projektligji për Presidentin e Republikës së Kosovës, me raportin e komisionit funksional, Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente, si dhe Projektligji nr. 03/L-019, për rehabilitimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, me raportin e komisionit funksional – Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, me amendamente.
Anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të katër projektligjeve (për miratim) , në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në pjesën e dytë të mbledhjes, nën pikën të ndryshme, u shqyrtua kërkesa e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, për ndarjen e mjeteve buxhetore shtesë për projektet e komuniteteve për vitin 2009, (mori pjesë edhe ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim z. Sasha Rashiç), u nxor rekomandim që Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës edhe një herë të shqyrtojë Projektbuxhetin për vitin 2009, dhe në pajtim me dispozitat e Ligjit për menaxhim me financat publike dhe përgjegjësitë, të ndahen 8 milion Euro shtesë për Ministrinë e sipërpërmendur.