Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 02.12.2008
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, i kryesuar nga kryetari i Komisionit, z. Sadik Idrizi, sot mbajti mbledhje ku si pikë kryesore e rendit të ditës ishte diskutimi në lidhje me Raportin për monitorimin e Ligjit për ushtrimin e veprimtarisë private në shëndetësi.
Për raportin e sipërpërmendur, në emër të grupit punues, anëtarët e Komisionit i njoftoi zonja Qamile Morina. Pas informimit nga ana e zonjës Morina, anëtarët e Komisionit u pajtuan që ky raport duhet përpunuar edhe pak dhe si i tillë të shqyrtohet pastaj në mbledhjen tjetër të Komisionit.
Në të njëjtën mbledhje, anëtarët e komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të Projektligjit për rehabilitimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.