Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi

, 02.12.2008




Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Bahri Hyseni, kryetar i komisionit, ka shqyrtuar Raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ekzekutimin e Sankcioneve Penale nga ana e komisionit,i cili, pasi t’i jetë dhënë dora e fundit nga administrata, do t’i paraqitet Kuvendit të Kosovës, bashkë me rekomandimet për Qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Drejtësisë dhe asaj të Shëndetësisë.

Raporti është fryt i punës gjashtëmujore të Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi, gjatë së cilës anëtarët e komisionit kanë vizituar gjykatat e qarkut, si dhe shtëpitë ndëshkuese-korrektuese të Kosovës, duke u bindur për së afërmi për zbatimin e Ligjit për Ekzekutimin e Sankcioneve Penale, si dhe për pengesat dhe vështirësitë që hasen gjatë zbatimit të tij.
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi