Lajmet e fundit

Pesë deputetë të rinj udhëtuan për në Estoni

, 03.12.2008




Me ftesë të Grupit të deputetëve të rinj të Parlamentit Estonez, kanë udhëtuar sot për vizitë në Estoni një delegacion i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, nga Grupi joformal i deputetëve të rinj, në përbërje: Armend Zemaj, Rita Hajzeraj, Donika Kadaj-Bujupi, Njomza Emini dhe Anita Morina.

Gjatë vizitës dyditëshe në Estoni, deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës, do të takohen me Grupin e deputetëve të rinj të Parlamentit të Estonisë, me grupin e miqësisë Estoni-Kosovë, që funksionon në Parlamentin e këtij vendi baltik, me mekanizma të rinjsh brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Ministrisë së Arsimit, si dhe me grupe të tjera të interesit, të cilat merren politikat rinore.

Vizita realizohet në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve të dy vendeve, si dhe në funksion të forcimit të miqësisë ndërmjet dy popujve.

Shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit të deputetëve janë hequr nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE).