Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 05.12.2008
Komisioni për Integrime Evropiane, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga znj. Zylfie Hundozi, kryetare e komisionit, ka shqyrtuar Projektligjin për Faljen, si dhe amendamentet e komisionit funksional për këtë projektligj. Në takim është thënë se projektligji në fjalë nuk u shtrohet Rregullave të Komunitetit (Acquis Communautaire), të BE-së, por se i lihet mundësia secilit vend që të zbatojë zgjidhjet më të mira që konvenojnë.
Komisioni ka shqyrtuar edhe Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e ligjit nr.02/L-20 për kërkesa teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit, me amendamentet e komisionit funksional, nga aspekti i pajtueshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Në takim janë shqyrtuar edhe çështje organizimit të punës dhe të mirëfunksionimit të komisionit.