Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi e uron Myftiun Tërnava

, 07.12.2008




Me rastin e festës së e Kurban Bajramit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka dërguar Myftiu të Kosovës, Naim Tërnava, një telegram urimi, në të cilin thuhet:

I nderuar Myftiu Tërnava

Kam kënaqësinë që Juve Shkëlqesi dhe gjithë besimtarëve myslimanë në Republikën e Kosovës t’ju uroj gëzuar festën e Kurban Bajramit.

Uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja, respekti, toleranca dhe mirëkuptimi.

Me respekt
Jakup Krasniqi