Lajmet e fundit

Takim i komisioneve homologe për shëndetësi të Kosovës dhe Shqipërisë

, 09.12.2008




Kryetari i Komisionit për Shëndetësi i Kuvendit të Shqipërisë, Tritan Shehu, me bashkëpunëtorë, i bëri sot një vizitë Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, ku u prit nga zëvendëskryetarja e parë e këtij Komisioni, Rita Hajzeraj me anëtarë të Komisionit. Në qendër të vëmendjes së bisedës së zhvilluar ishte bashkëpunimi i mëtejmë ndërmjet dy komisioneve në politikat e gjithëmbarshme shëndetësore. Në këtë frymë u zunë në gojë shumë segmente ku duhet të përqendrohet puna e komisioneve, sidomos kur është fjala për thellimin e reformave në fushën e shëndetësisë. Bashkëbiseduesit u pajtuan se është i nevojshëm një bashkëpunim i dyanshëm në këtë aspekt, duke u udhëhequr nga nja qasje e përbashkët ndaj politikave shëndetësore. Gjatë këtij takimi u fol edhe për infrastrukturën ligjore në lëmin e shëndetësisë. Si në të gjitha fushat tjera, edhe në këtë lëmë, Komisioni homolog nga Shqipëria u zotua për të ndihmuar ligjvënësit kosovarë.
Takim i komisioneve homologe për shëndetësi të Kosovës dhe Shqipërisë