Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor
, 09.12.2008
Komisioni për Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, në kryesinë e kryetarit të Komisionit z. Lulzim Zeneli mbajti sot mbledhje me të cilën si pikë kryesore të rendit të ditës ishte Informata në lidhje me zbatimin e Rekomandimeve të Kuvendit të Kosovës për pyjet nga ana e Ministrit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim rural, z. Idriz Vehapit.
Në mbledhjen e sipërpërmendur, përveç anëtarëve të Komisionit morën pjesë edhe ministri i Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillimin Rural, z. Idriz Vehapi si dhe shefi ekzekutiv i Agjensisë për pyje të Kosovës, z. Muzafer Luma.
Në fillim të fjalës së tij lidhur me zbatimin e Rekomandimeve të Kuvendit të Kosovës për pyjet nga ana e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe të Zhvillimit Rural, z. Vehapi, theksoi se Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, së bashku me Agjencinë për pyje të Kosovës ka filluar të implementojë 6 pikat e rekomandimeve që i ka marrë në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 17 tetor të këtij viti dhe në të cilin u diskutua për gjendjen e pyjeve në Kosovë. Në vazhdim të fjalës së tij, ministri Vehapi tha se gjendja aktuale në pyjet e Kosovës është mjaftë e vështirë dhe kjo gjendje nuk është që nga dje por është vazhdim i një gjendje para dhjetë vitesh. Duke theksuar se për një menaxhim të mirë të pyjeve të Kosovës nevojiten mjaftë mjete materiale dhe për menaxhim të mirë të 13.000 hektarëve pyje nevojiten përafërsisht 15. milionë euro, ministri Vehapi tha se për vitin e ardhshëm, nga Ministria të cilën ai e udhëheqë për këtë qëllim, për menaxhimin e 20.000 hektarëve pyje janë ndarë 500.000 euro. Në fund të fjalës së tij ministri Vehapi theksoi se Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural vendosmërisht do t’i zbatojë në vepër gjashtë rekomandimet të cilat Kuvendi i Kosovës i ka aprovuar në lidhje me gjendjen e pyjeve të Kosovë, do të thotë se do të luftojë kundër prerjes së pa planifikuar dhe jo legale të pyjeve nga ana e personave të papërgjegjshëm.
Duke marrë pjesë në punën e mbledhjes së Komisionit, Shefi ekzekutiv i Agjencionit të pyjeve të Kosovës, z. Luma theksoi se kjo agjenci ka lejuar që nga pyjet shtetërore në mënyrë legale të prehen 100.000 kubik dru por personat e pa përgjegjshëm duke prerë dru në mënyrë ilegale, këtë shifër e kanë rritur për një përqindje të madhe. Nga policia e Kosovës deri më sot janë konfiskuar 6.000 kubik dru të prera në mënyrë ilegale dhe në shumicën e rasteve këta persona të pa përgjegjshëm janë paraqitur në gjykata. Z. Luma në fund ka theksuar se duhet që personat e pa përgjegjshëm të cilët në mënyrë ilegale presin pyjet, të dënohen me dënime më të larta ligjore nga ana e gjykatësve.
Në fund të mbledhjes, anëtarët e Komisionit u pajtuan që gjashtë pikat e Rekomandimeve që u morën në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës duhet t’i zbatojmë si Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Agjencioni për pyjet e Kosovës si dhe subjektet e tjera të shoqërisë dhe të bëjmë krejt çka është e mundur që ta ndërprenë menaxhimin e keq të pyjeve të Kosovës dhe të ndërprenë prerjen ilegale të pyjeve të Kosovës.