Lajmet e fundit
U promovua broshura “Kushtetuta ju mbron”
, 10.12.2008
Në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës u organizua, sot, një solemnitet me rastin e promovimit të broshurës “Kushtetuta ju mbron”, nga ana e Grupit Joformal të Grave Deputete, kryesuar nga kryetarja e këtij asociacioni , Flora Brovina. Në këtë solemnitet mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi.
Solemnitetin e hapi Flora Brovina , e cila tha se kjo broshurë u mundëson femrave tona të njohin të drejtat e tyre kushtetuese në familje dhe në të gjitha segmentet tjera të jetës shoqërore dhe institucionale. Në vijim znj. Brovina theksoi se kudo që jetojmë e punojmë, pra edhe si deputete, ne duhet të angazhohemi për të ndalur dhunën në familje. Ajo pastaj lexoi edhe disa fragmente nga kjo broshurë.
Në vijim pjesëmarrëseve të këtij solemniteti iu drejtua kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi. Ai tha se ndryshimet që kanë ndodhur në shoqërinë tonë kanë sjellë ndryshime të rëndësishme edhe në familje. Familja është bërthama kryesore e shoqërisë. Shumëçka në shoqëri varet nga fakti se si janë marrëdhëniet në familje, ndaj edhe në Kushtetutën e Kosovës asaj i jepet vend i merituar. Avancimit të të drejtave të gruas në shoqëri i jepet hapësirë edhe në ligje. Po kështu, edhe Rezoluta e Mijëvjeçarit i kushton rëndësi të duhur të drejtave të gruas. Të drejtat e grave , duhet të jenë të mbrojtura, ndërsa për të përmbushur këtë mision , duhet të angazhohen edhe vetë gratë, ndërsa një kontribut të rëndësishëm në këtë aspekt mund të japin edhe deputetet. Në emër të Agjencisë për Barazi Gjinore, që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, këtë tubim e përshëndeti Shqipe Krasniqi, ndërsa në emër të NDI-së, Arben Kelmendi. Fjalë miradije nga ky tubim iu drejtuan edhe NDI-së dhe USAID-it, që ndihmuan botimin e kësaj broshure.