Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media

, 12.12.2008




Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga z. Esat Brajshori- kryetar, për pikë kryesore të rendit të ditës pati shqyrtimin e Propozim – vendimit të deputetës Radmila Vujoviç, në Ligjin për Gjendjen Civile.

Në këtë mbledhje, para se të fillojë diskutimi për propozim- amendamentin e sipërpërmendur, deputetja Radmila Vujoviç, pas konsultimeve me juristen e partisë së vet, personalisht e tërhoqi propozim- amendamentin për Ligjin në fjalë.
Nga mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media