Lajmet e fundit

Ridizejnohet ueb-faqja e Kuvendit të Kosovës

, 31.12.2008




Që nga data 10 dhjetor është vënë në zbatim (në fazën eksperimentale) faqja e ridizajnuar e ueb-faqes së Kuvendit në internet.

Në ueb-faqen e Kuvendit do të mund të gjeni më shumë informata për punën dhe funksionimin e legjislativit të vendit.

Pos rubrikave të mëhershme për deputetët, Kryesinë, komisionet parlamentare, grupet parlamentare, lajmet për aktivitetet e Kuvendit, dokumentet e miratuara, ligjet e shpallura, transkripet e seancave dhe procesverbalet e mbledhjeve të komisioneve, në faqen e rifreskuar do të gjeni edhe rubrika të reja si: kontrolli parlamentar i qeverisë, projektligjet që vijnë nga Qeveria, për kryeparlamentarin dhe kabinetin e tij, për administratën, për grupin e grave, një faqe e ndarë për grupin e të rinjve në Kuvendin e Kosovës etj.

I mirëpresim vërejtjet dhe sugjerimet e vizitorëve të ueb-faqes sonë në internet për pasurimin e informacionit që publikohet në të apo për përmirësimin e faqes.

Me respekt,